Ministria Integrimit Evropian të Kosovës ka shpenzuar gjatë vtit 2013 rreth 400 mijë euro për biletat e udhëtimeve jashtë vendi. Lajmi i publikuar në gazetën “Express’, i referohet raportit të Auditorit të Përgjithshëm, ku saktësohet se buxheti i parashikuar për këto shpenzime gjatë vitit 2013, ishte 75 mijë e 600 euro.
