Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Hoxha, gjatë akuzave për Lazaratin, ka thënë se djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, është duke qëlluar ndaj policisë.
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Hoxha, gjatë akuzave për Lazaratin, ka thënë se djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, është duke qëlluar ndaj policisë.
Gjatë fjalës së tij në seancën e radhës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ofendoi partneren e ministrit Erjon Veliaj, gjë që detyroi kreun e Kuvendit, Ilir Metën, të ndërpriste seancën e më pas të mblidhte Byronë Parlamentare për të marrë vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
“Duke u nisur nga fyerjet e papranueshme, me kërkesën e krerëve të grupit parlamentar të PS-së dhe LSI-së, mblodhëm Byronë e Kuvendit dhe vendosëm pezullimin 10-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetit Sali Berisha”, tha Zoti Meta.
Për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=280007
Princi i Kurorës, Felipe, u shpall Mbreti i ri i Spanjës gjatë një ceremonie në Parlament. Ai do të njihet tashmë si Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Mbreti Felipe mori fillimisht brezin mbretëror nga i ati, Juan Carlos, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, pranë Madridit. Ai aderoi në Fron gjatë mesnatës, pasi Juan Carlos abdikoi formalisht gjatë së mërkurës. Korrespondentët thanë se ceremonitë u zhvilluan jo me shumë bujë, në një kohë kur shumë spanjollë vuajnë nga vështirësi ekonomike.
Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç pritej, u dominua nga debati mbi Lazaratin. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me Gate Mahmutajn, të arrestuarin kryesor të operacionit të policisë që ka nisur para disa ditësh. “A ka biseduar Saliu pak minuta para dorëzimit me Gate Mahmutajn? Si shpjegohet që në telefonat e të arrestuarve, numri kryesor ishte i Saliut? Si ka mundësi që PD-ja e Gjirokastrës nuk ka folur fare?”, ishin pyetjet e deputetit socialist.
Edhe Komisioni Europian doli me një deklaratë në lidhje me aksionin e policisë në Lazarat. Në deklaratë përshëndetet aksioni, ndërsa u bëhet thirrje prokurorisë dhe gjykatave të veprojnë menjëherë.
Një ndër kundërshtarët më të fortë deri më tani për marrjen e statusit nga Shqipëria, më në fund ka thënë “PO”. Parlamenti holandez ka vendosur që të votojë pro për dhënien e statusit Shqipërisë. Vendimi u konfirmua në seancën plenare nga Kryeministri Edi Rama, i cili në mes të debatit në lidhje me operacionin e policisë në Lazarat, morri fjalën duke informuar deputetët në lidhje me këtë vendim.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedimin penal për tetë zyrtarë të tatimeve të këtij rrethi, që akuzohen për abuzime me vërtetimet e KEMP-it.Nisur nga provat, gjykata ka vendosur që të pezullojë nga detyra këta zyrtarë, gjashtë prej të cilëve të degës së Elbasanit dhe dy të degës së Gramshit.
340 milionë euro është pasuria e Behgjet Pacollit. Të paktën kështu shkruan gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila e shoqëron shkrimin e vet edhe me disa të dhëna dokumentare. Kështu sipas “Zëri” që i referohet deklaratave të pasurisë, avioni privat i Pacollit vlerësohet 18 milionë euro, shtëpia e tij jashtë Kosovës në 17. 6 milionë euro, kurse hotel “Iliria” që disponohet prej tij vlerësohet në 20 milionë euro bashkë me një pjesë në 42 milionë euro aksione të Grand Hotel . “140 milion euro janë deklaruar nga aksione anonime”, shkruan “Zëri”, duke theksuar me të drejtë se Pacolli padyshim është ndër shqiptarët më të pasur dhe padiskutim politikani më i pasur në mbarë skenën shqiptare. Nisur nga këto shifra mbetet për t’u analizuar rënia e tij drastike në zgjedhjet e fundit parlamentare.
http://zeri.info/artikulli/38378/pasuria-e-pacollit-340-milion-nder-to-aeroplan-privat-18-milion-euro-foto-dokument
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Në mbrëmje janë rikthyer të shtënat në fshatin e Lazaratit, ndërkohë që policia po synon që të hyjë në qendër të fshatit.Ka raportime se rreth 400 forca policore po tentojnë që të shkojnë drejt qendrës.Ndërkohë një banor i Lazaratit i ka bërë thirrje policisë përmes News24 të bëjë kujdes.Banori thekson se dy persona po qëllojnë me snajper në drejtim të efektivëve të policisë.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka reaguar ndaj asaj që ai e konsideron sulm të orkestruar dhe të qëllimshëm ndaj kishës. Janullatos duket se ka zgjedhur një meshë në Tiranë, duke iu drejtuar pra besimtarëve, për të sqaruar pozicionin e vet, por edhe për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve. Dhe duhet thënë që nuk është kursyer. Ai ka vënë gishtin mbi protagonistët e sulmit, siç e quan ai atë që ndodhi me pas shenjtërimin e Katedrales së Tiranës, mbi median, që sipas tij, ndonëse mori dy intervista të tjera, publikoi qëllimisht vetëm një, por edhe me lojën që bëhet me At Nikoll Markun. Pjesa më poshtë është një fragment i zbardhur nga ajo që ka deklaruar Janullatos:
“Ishte një ngjarje unikale nga ana historike. Nuk kishte ndodhur për 20 shekuj qëkur këtu ka ekzistuar kisha. Ditët që pasuan, disa persona ishin të shqetësuar. Dhe arritën që me anë disa emisioneve shpifëse që këta realizuan dhe me shkrime të mbushura plot me helm, që të ndryshojnë kuptimin e këaj dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran ndaj Kishës sonë Ortodokse. Gjoja gjetën rast nga një intervistë që u dha jashtë kishës. Jam i detyruar që t’u them disa të vërteta që edhe ju të jeni të informuar, por edhe të tjerë që pyesin të vihen në dijeni. Nuk kërkuan intervistë me Patriarkun Ekumenik, as me atë të Rumanisë, i cili është sot personi më i rëndësishëm në një vend që ka 18 milionë të krishterë; nuk morën intervistë nga kryepeshkopi i Athinës, ai vetë është arvanitas, as nga ai Qipros. Morën dy intervista të tjera; nga ai ai i Polonisë, i Jerusalemit, por nuk publikuan asgjë nga këto. U rrekën që të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituij që ishin aspak dinjitozë dhe të një niveli fare të ulët. Këto tregojnë ligësinë me të cilën këta shikojnë ditët e bukura që po kalon kisha. Disa thonë historianë dhe rreken që të helmojnë opinionin publik. Janë ato qarqe që persekutuan kishën, ishin pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin leksione rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në kishën tonë, shpesh deklarojnë se nuk besojnë asgjëkundi dhe duan që të kenë udhëheqeje te kisha jonë. Në çdo vend që do ndodhte kjo, mund të bëheshin shumë denocnime për shpifje. Por e dini shumë mirë sesi funksionojnë këtu gjërat. Madje herë pas herë nxjerin edhe një papagall që me vështirësi mund të thotë ndonjë ide, ja shkruajnë dhe ky rreket që të thotë gjërat më të pamundura ndaj kishës ortodokse. Nëse duam të marrim një shembull. Deklaron dikush se është mjek kirurg dhe askush nuk e njeh për këtë cilësi. Do të shkonit te ky për të bërë operacion, meqë deklaron se është patriot? Dikush deklaron se është prift. Askush nuk e njeh të tillë në të gjithë botën. Dhe meqë disa televizione paguhen shumë nga disa qarqe e shfaqin atë si patriotin kryesor që mund të ekzistojë”.
http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2262-shpifjet-kunder-kishes-orthodhokse-minojne-bashkeegzistencen-harmonike-midis-feve-ne-shqiperi
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Gratë kanë tashmë kafenenë e tyre ekskluzive për të pirë kafe apo për të ngrënë ëmbëlsirat e tyre në Tetovë, një zonë e populluar kryesisht nga shqiptarë, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Zhbllokimi i urës së Ibrit në Mitrovicë ka zgjatur shumë pak. Vetëm pak orë. Kjo pasi së fundmi, serbët kanë rikthyer barrikadën, por tanimë me një tjetër gjetje. Në disa saksi betoni janë mbjellë pisha dhe të gjithë kësaj i kanë gjetur emrin: Parku i Paqes. Në “ceremoni” ka qenë i pranishëm edhe Marko Gjuriç, kreu i Zyrës për Kosovn në qeverinë serbe. Njësoj si në rastin e heqjes së barrikadës, ashtu edhe në rastin e rikthimit të saj, policia dhe KFOR kanë qëndruar indiferentë.
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=06&dd=18&nav_category=640&nav_id=863585
Marrë nga respublica.al
Policia ka asgjesuar deri më tani një sasi droge që vlen nga 30 deri në 37 milionë euro, sasia e drogës së djegur është 11 ton e 300 kilogramë, ndërsa janë gjetur dhe shkatërruar 70 mijë rrënjë.
Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të 30 banesave në zonën e lagjes Mahmutaj. Në lagjen që policia ende nuk ka hyrë është djegur një sasi akoma më e madhe droge në një përpjekje për të fshehur provat. Ndërkohë, në jug të fshatit janë duke avancuar ngadalë shtëpi më shtëpi forcat RENEA të mbështetura nga mjete të blinduara. Policia njoftoi se është identifikuar një grup prej 12 personash të drejtuar nga shtetasi Altin Shurdhi. Sipas policisë, aty ndodhej shtetasi Hysen Çela me precedentë penalë, i ashtuquajturi “Neni” i cili po qëllonte me snajper drejt policisë. Rreth orës 13 e 30 ai është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Nga Berlini kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka theksuar se Shqipëria tashmë i ka përmushur detyrat e shtëpisë, vendosur nga Europa për ta marrë statusin e vendit kandidat.
“Ne e kemi kaluar testin edhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe se mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit dhe as Evropës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian”, deklaroi Rama.
Duke folur në Fondacionin “Friedrich Ebert”, Rama e cilësoi statusin si një “pilulë antidepresive” për shoqëritë që aspirojnë t’i bashkohen familjes europiane.
“Statusi i vendit kandidat është diçka krejtësisht ndryshe nga anëtarësimi në BE, por është gjithashtu diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me negociatat. Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE dhe madje, as të hapin negociatat”, tha Rama.
Për Ballkanin, u shpreh ai, e ardhmja e europiane është domosdoshmëri. “Kështu, të mos e japësh statusin, sipas këndvështrimit tim është plotësisht e paarsyeshme. Ta japësh statusin është jo vetëm e arsyeshme, por do të thotë të japësh praktikisht pothuajse asgjë dhe të përfitosh shumë më tepër. Përfiton ndërtimin e shpresës dhe besimit të njerëzve në të ardhmen, në një zonë shumë të vështirë, për shkak të problemeve ekonomike, të papunësisë së lartë, problemeve sociale dhe e fundit, por jo më e parëndësishme, mjafton të shihni një panoramë të asaj që po kalon Ballkani sot”, tha më tej Rama.
Në të njëjtën kohë, sugjeroi Rama, ne duhet të gjejmë mënyrën për të mos e lidhur vëmendjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Europian me Ballkanin me marrëdhënien midis Unionit dhe çdo vendi. “Rruga individuale e çdo vendi është një gjë dhe bashkëpunimi rajonal një gjë tjetër”, nënvizoi kryeministri.
Për më shumë klikoni: http://top-channel.tv/artikull.php?id=279960
Për Petrit Lazen, me origjinë nga Elbasani, Lazarati ishte si një parajsë.
Babai i tre fëmijëve, thotë se këtu ishte Las Vegasi i fukarenjve, derisa erdhi policia.
“Këtu është lumturia e fëmijëve të mi, sepse Lazarati ka qenë streha ime dhe e konsideroja të ardhmen time ekonomike deri ditën e sotme,” thotë Laze për Panoramën.
Ai është i pezmatuar që u detyruan të djegin bimën ‘e bekuar’.
“Kur na detyruan vetë pronarët e hashashit që t’i vinim flakën bimës së bekuar, që mezi e kemi rritur dhe bërë shërbime, kemi kuptuar që punët nuk janë hiç mirë. Kemi parë frikë në sytë e lazaratasve këtë radhë”.
“… Më pas pronarët e hashashit na kanë dhënë lekët e fundit dhe jemi ndarë me lot në sy,” thekson ai.
Marrë nga Gazeta Tema: www.gazetatema.net
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.