Skuadra e monitorimit të shpendëve përgjatë punës në terren në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, mbështetur financiarisht nga organizata ambjentaliste CEPF, regjistroi për herë të parë praninë e një lloji të ri shpendi në Shqipëri: Phalaropus lobatus, për të cilin nuk ka akoma një emër shqip. Ky shpend u vërejt në zonën e Pejsazhit të Mbrojtur “Vjosë- Nartë” përgjatë monitorimit vjeshtor të shpendëve shtegëtues në vitin 2014.
Phalaropus lobatus është një baltak (bën pjesë në familjen Scolopacidae e rendit Charadriiformes) që folezon në zonën Arktike, në mjedise të ulëta kënetore, në liqene të cekët, ose nëpër shelqgjishte në zonat malore dhe në tundra. Shtegton përgjatë periudhës Gusht-Shtator drejt jug-lindjes, përmes Evropës për të dimëruar në Detin Arabik. Në Evropë, përfshirë këtu dhe Ballkanin, ky lloj mund të shihet rrallë herë përgjatë shtegëtimit vjeshtor.
Tek ky lloj shpendi është i veçantë fakti se rolet normale midis dy gjinive në botën e shpendëve janë në të kundërt. Femra është më e madhe dhe më shumëngjyrëshe. Përgjatë stinës së verës, femrat i ndjekin dhe luftojnë për meshkujt, si dhe i mbrojnë ata nga femrat e tjera derisa periudha e çiftimit përfundon dhe mashkulli fillon të ngrohë vezët. Mashkulli përveç se ngroh i vetëm vezët derisa çelin, kujdeset edhe për rritjen e të vegjëlve ndërkohë që femra endet për të gjetur partner tjetër.

Së fundi ka qenë vetë zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, i cili është shprehur se Ministria e Kulturës do të ndërhyjë per restaurimin e dy prej varreve monumentale, të Marubit dhe Idromenos, ai shpjegon edhe karakteristikat që kanë këto varre duke nisur që nga mënyra e përbërjes dhe deri tek gjendja ekonomike e familjeve shkodrane.







































