Qytetarët e Pogradecit janë zgjuar sot me një pishinë të re olimpike. Duket se premtimet elektorale të kryetarit të Bashkisë Pogradec për rikonstruktimin e stadiumit dhe krijimin e një klubi shumësportësh paskan qenë të vërteta.
Kryetari ri i bashkisë, Eduart Kapri, mesa duket ka nisur nga puna për të realizuar premtimin e dhënë në një intervistë për BIRN pak muaj më parë:
“…Lidhur me sportin dhe kulturën, po përmend dyfishimin e fondit për KF Pogradec, rikonstruksionin e Stadiumit, si dhe rikonstruksionin e plotë të Pallatit të Sportit.
Klubi Shumësportësh do të jetë hapësira ku të rinjtë dhe të rejat pogradecare do të angazhojnë kohën e tyre….”
Pogradecarët tani duhet t’i gëzohen klubit të tyre shumësportësh, ku veç ndeshjeve të futbollit do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe sportet ujore.
/l.k./












Përveç ngjyrave “kuq e zi”, në Elbasan nuk mungojnë as ngjyrat “blu” të Policisë së Shtetit. Forca të shumta policore patrullojnë si nga toka ashtu dhe nga ajri, për të ruajtur rendin dhe sigurinë tek tifozët.

















