Ditën e djeshme Parlamenti Evropian në Strasburg votoi një rezolutë për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Me 412 vota pro nga 578 deputetë të pranishëm, PE konfirmoi sërish qëndrimin e pandryshueshëm të Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit të Ballkanit perëndimor dhe hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo nuk ёshtё hera e parё, qё parlamenti angazhohet fort pёr Ballkanin Perёndimor. Por deri tani vendet anёtare tё BE-sё i kanё refuzuar kёrkesat e parlamentarёve. 28 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive nuk mundёn tё bien dakord nё samitin para njё jave nё Bruksel, pёr tё tretёn herё brenda 16 muajve ata nuk dakordёsohen unanimisht pёr kёtё vendim, raporton Deutwsche Welle.
Nё rezolutё Parlamenti flet pёr njё “gabim strategjik”, qё BE-ja nuk ka vendosur pёr bisedimet.
Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep njё shembull tё keq pёr kandidatёt e tjerё si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, qё tani mund t’i lenё pas dore pёrpjekjet e tyre nё kёtё drejtim. Po ashtu rritet rreziku, qё shtete tё tjera me interesa tё forta nё Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencёn e tyre.
Shumё deputetё akuzojnё Francёn, Holandёn dhe Danimarkёn, qё e kanё bllokuar procesin kryesisht pёr interesa tё politikёs sё brendshme.
Komisioni i BE-sё vlerёson se Shqipёria dhe Maqedonia e Veriut i kanё kryer reformat dhe janё tё gatshme pёr bisedimet e anëtarёsimit. Deri tani kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё mendojnё ta trajtojnё kёtё temё sёrish nё samitin nё Kroaci nё maj 2020. Kroacia ёshtё anёtare e BE-sё qё nga viti 2013 dhe nё gjashtёmujorin e ardhshёm do tё kryesojё presidencёn e radhёs sё BE-sё. Kroacia ёshtё pёr hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj. /dw