Presidenti i ri kroat, Zoran Milanoviç gjatë ceremonisë së betimit premtoi tolerancë dhe kthim të faqes për luftërat.
Ish-kryeministri social-demokrat, 53 vjeç, filloi një mandat pesëvjeçar, kryesisht protokollar, pas fitores së tij në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në janar.
Gjatë fushatës së tij, ai u shpreh për një Kroaci normale që garanton barazi mes qytetarëve.
Ai pasoi presidenten konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gruaja e parë presidente e këtij shteti të dalë nga ish-Jugosllavia.
“Luftërat kanë mbaruar”, deklaroi Milanoviç gjatë një ceremonie modeste të kalimit të pushteteve në selinë e presidencës në Zagreb.
“Sot (…), asnjë qytetar kroat nuk duhet të ketë frikë, të ndjehet i diskriminuar apo të përjashtohet sepse është ndryshe”, theksoi presidenti i ri./ Burimi: ATSH