
Intervistues
Qëllimi i Konsulencës
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) po zbatojnë projektin ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’. Si pjesë e aktiviteteve të këtij projekti, po kërkojmë për një Intervistues me eksperiencë i cili do kryejë 10 intervista me persona kyc në kuadër të studimit ‘’Aplikimi i ligjeve aktuale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut – krahasimi me standartet e BE”.
Backgroundi i Projektit
Qëllimi i projektit ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’ është që të mbrojë vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut duke rritur njohuritë mbi impaktin që ka procesi i integrimit Evropian në shoqërinë Shqiptare. Tre shtyllat e kësaj ndërhyrje janë të përqëndruara në a) rritjen e ndërgjegjësimit public dhe të kuptuarit në mes grupeve të margjinalizuara mbi integrimin në EU, b) fuqizimi i OSHC në përmirësimin e të drejtave të grupeve të ndryshme, c) nxitja e debatit mbi integrimin në BE: kostot, sfidat dhe benefitet.
Në kuadër të këtij projekti do zhvillohet një studim, i cili do japë një pasqyrë të qartë mbi nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, njohjen e proceseve të integrimit Evropian dhe zbatueshmërinë e ligjeve aktuale.
Detyrat e Intervistuesit
Ø Të kryejë 10 intervista gjysëm të strukturuara me aktorë kycc në fushën e respektimit të të drejtave të grupeve të marxhinalizuara dhe të integrimit Evropian
Ø Të zbardhë dhe transkriptojë intervistat.
Aftësitë dhe Njohuritë
Ø Njohuri të mira të proceseve të integrimit Evropian
Ø Njohuri shumë të mira në të drejtat e njeriut dhe aplikueshmërinë e tyre.
Ø Eksperiencë të mëparshme dhe njohuri shumë të mira të respektimit të të drejtave të njeriut tek grupet e marxhinalizuara.
Koha e kryerjes së detyrës: korrik 2019 – nëntor 2019.
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: (i) CV në Shqip ose Anglisht ku të theksohen eksperiencat e mësipërme.
Aplikimi duhet të dorëzohet me postë tek adresa Rr. Naim Frashëri, 71, brenda datës 24 qershor 2019.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.