Hera e pare ne Paris…
Nga seria e poezive dhe shkrimeve te komunitetit LGBT shqiptar. Pak na intereson mendimi kritik, cfare na intereson eshte te krijojme mundesine qe kushdo te shprehe emocionet dhe pasionin e vet pa patur frike. Ju ftojme te na dergoni poezite apo mendimet tuaja.
“Shaka” të tilla kur ti pret trenin në platformën 4 e ai të vjen befas në platformën 9, vetëm në Itali gjen! Por e gjithë kjo përvojë, sigurisht që vetëm entuziasëm na shkaktoi e jo bezdi, si të ishim majmunët që mezi prisnim të imitonim një skenë aq shumë të ngjashme e të përsëritur nëpër filma, ku personazhet kryesorë rendin me të katërta për të kapur trenin që mund të ikë nga momenti në moment.