Kujtimet e Klajdit (36)
Atë natë në fshat, mua më caktojnë të fle në shtëpinë e një njeriu të paralizuar, i cili kishte zgjedhur t’ia jepte jetën e tij Jezus Krishtit duke besuar me gjithë shpirt se vetëm Perëndia mund të shpëtonte shpirtin, trupin dhe jetën e tij.
“Si drenusha që kërkon ujë, ashtu të kërkoj unë ty Zot…” këndojmë ne në Kishën prej druri të ngrohur me zjarrin e drurëve të pyllit dhe me zjarrin shpirtëror të besimtarëve të Zotit, para se të shkojmë të flemë, secili i shpërndarë nëpër shtëpitë e fshatit.