Kujtimet e Klajdit (43)
Posted On 17/07/2013
0
Kur u kthyem në shtëpi kundërmonte një erë kalbësire. Dafina e kishte zhveshur Fuatin dhe po e pastronte. Ajo ishte hera e parë që unë pashë gangrenizimin e një trupi njerëzor. Kishte ngjyrën e një trungu peme të djegur, me një nuancë nga mavi e errët deri në të zi pis.