Kujtimet e Klajdit (46)
Më zgjon ime më e acaruar që në vend të jem në këmbë, fle akoma i papërgjegjshëm totalisht ndaj “detyrave” që më presin atë ditë! Po kaq I papërgjegjshëm vazhdova të jem gjatë gjithë jetës sime: në punë shkoja gjithmonë një apo dy orë më vonë se gjithë të tjerët, ndonëse gjithmonë punoja më tej deri në orët e vona të natës dhe në ato orë punoja edhe më mirë; në provime shkoja gjithmonë 5-10 minuta me vonesë e shpenzoja po aq kohë për t’iu lutur profesorëve të më pranonin; ndonjëherë gjumi ishte edhe më i rëndësishëm se provimi e në jo pak raste e harroja me ndërgjegje të plotë detyrimin e shkollës, mjaft që të flija edhe “5 minuta më shumë”…