Kujtimet e Klajdit (47)
Disa orë më vonë shkoj në mbrëmjen e maturës, me një palë pantallona në ngjyrë gri të zbehtë me disa vija fare fare të holla të zeza vertikalisht, me një këmishë në ngjyrë bojëqielli të lehtë, e me një kravatë të hollë gjithashtu bojëqielli, me disa vija të holla të zeza vërtikale. Këmishën e sajuam në momentin e fundit, pasi asnjëra nga ato që ime më e unë kishim planifikuar, nuk më bënte!