Per ty e dashur…
Nga seria e poezive te komunitetit LGBT shqiptar. Pak na intereson mendimi kritik, cfare na intereson eshte te krijojme mundesine qe kushdo te shprehe emocionet dhe pasionin e vet pa patur frike. Ju ftojme te na dergoni poezite apo mendimet tuaja
Për ty e dashur…
Besoj se një ditë do të më kerkosh,
pasi te kesh kuptuar
Dhe me zë të mekur do të më kërkosh falje
Për të më thyer ashpërsinë e shpirtit
Që ti vetë ma krijove.
Nëpër errësirën e netëve të qeta
Do të dëgjohet vetëm zëri yt
Duke mallkuar veten, për atë që bëre…
GABOVE!!!!
Dhe ti je e vetëdijshme për këtë gjë.
Ngushëllo veten menje minus, për injorancën që pate.
Më vjen gjynah për ty, por jo aq sa të të fal…
Do të vuash kur të më shikosh
Si kujdesem per nje tjeter frym jete
Mbase do më shikosh dhe fshehur,
Sepse s’besoj se do kesh guximin të më afrohesh
Ndoshta do të vësh re sa femer e dobët je…
Unë besoj në Zot, cdo gjë e gjykon Ai.
Ndaj ti një ditë do të qash, vetëm… në heshtje,
Duke menduar cfarë ke braktisur…
Dhe si i ke vrarë këto buzëqeshje…
dhe thave nje lot ne qerpik…
Nga Esi Sappho