Viti im 0: Dita kur pranova e cliruar se jam lezbike
Jam në prag mbylljeje të gjimnazit, ama e di mirë që emri im do të mbahet mend gjatë ndër nxënës e zysha gjimnazi, madje dhe nëntëvjeçareje e filloreje. Kam qenë nxënësja tipike shumë e mirë, ose siç do të më bënte një zyshe vërejtje “më e mirë seç duhet”: gjithnjë me uniformë, e sjellshme, e drejtë, e pjekur, në orar, gjithnjë e përgatitur, gjithnjë me informacion më shumë, e talentuar, me të gjitha dhjeta: përbënte habi humbja e ndonjë pike ne provim.