15 vite burg për përdhunuesin e transgjinorit
Një 24 vjeçar i cili përdhunoi dy viktima, një djalë të ri transgjinor dhe një vajzë adoleshente, është dënuar në Gjykatën e Durham Crown me 15 vite heqje lirie.
Agresori Shelton Dube ushtroi dhunë seksuale ndaj vajzës së re, e cila ka dashur të mbetet e paidentifikuar, diku rreth Janarit të 2016 pasi u takuan në Newcasle.
Gjatë rrëfimit në seancën gjyqësore u tha se Dube i ofori vajzës pije nga shishja e Vodkës, dhe ata u zgjuan në mëngjes në shtëpinë e agresorit, ku Dube përdhunoi adoleshenten.
Gjatë konsulencës psikologjike që adoleshentja ndoqi, ajo shprehet se do duhet të kalojë shumë kohë derisa të rifitojë besimin tek njerëzit e të rimarrë veten, pas ngjarjes së rëndë.
Tre muaj më pas agresori sulmoi dhe 19 vjeçarin Scott Wilson, në hostelin ku ata të dy jetonin.
Wilson i cili po ndiqte një terapi hormonale dhe shpreson të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për ndërrimin e seksit, ka hequr dorë nga anonimiteti duke bërë publik emrin e tij për këtë lajm e duke i dhënë në këtë mënyrë shpresë dhe zë personave transgjinorë .
Wilson shprehet se i kishte treguar agresorit se ishte transgjinor si dhe ndihej i tërhequr seksualisht ndaj vajzave por Dube vijonte ngacmimin seksual. ‘’Njerëzit ende më pyesin se pse nuk vrapova apo të thërrisja për ndihmë por unë kisha ngrirë në atë moment… nuk dija se për çfarë ishte i aftë agresori të më bënte..’’ shprehet transgjinori.
Të dyja krimet u raportuan disa muaj pas incidentit. Agresori shprehet se të dyja incidentet ishin konsensuale, me pëlqimin e të dyja palëve, duke i mohuar akuzat për përdhunim.
Verdikti gjyqësor caktoi 10 vite burg për përdhunimin e adoleshentes dhe 5 vite burg për incidentin me transgjinorin./k.m/
Burimi: Pink News

 
		    				        
 
								     
								     
								       






 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.