Adoleshenti transgjinor denoncon prindërit: “Nuk më lejojnë të ndryshoj gjininë”
Një transgjinor në Ohio të SHBA ka paditur prindërit e tij pasi nuk e lejojnë që ti nënshtrohet kirurgjisë së ndryshimit gjinor. Në vend të saj prindërit e kanë këshilluar atë të ndjekë të ashtuquajturën “terapi konvertuese” si formë shëruese.
Pas daljes hapur për identitetine tij gjinor tek prindërit, mamaja e adoleshentit reagoi e zemëruar ndaj tij duke i kërkuar atij të vrasi veten.
16 vjeçari kaloi një situatë të rënduar psikologjike për shkak të mospranimit nga familja të vendimit të tij për të kryer tranzicionin gjinor. Ndaj adoleshenti iu dërgoi email një prej organizatave mbështetëse për të drejtat e transgjinorëve. Nëpërmjet asistencës së tyre adoleshenti arriti të ndërtojë dhe padinë ligjore.
Dokumentet e mbledhura nga Gjykata dëftojnë se adoleshenti kërkon të kryejë tranzicionin por prindërit e kanë ndaluar të marrë terapinë nga Qendra Mjekësore “Cincinnati Children’”.
Madje-madje prindërit e kanë ndaluar adoleshentin të ketë pamjen e jashtme të identitetit gjinor që ai kërkon.
Gjithshtu adoleshenti akuzon prindërit pasi e kanë detyruar të dëgjojë pasazhe të Biblës të lexuara prej tyre për më shumë se 6 orë rresht (në këtë mënyrë është konceptuar “shërimi” nga ana e prindërve).
Shumë punonjës socialë e mbështesin adoleshentin duke propozuar që adoleshenti të vazhdojë kurën në spital.
Ankesa u paraqit në Gjykatën e të Miturve në Hamilton. Ndërkohë në vitin 2015 ligji kriminalizoi çdo lloj terapie që praktikohet mbi personat gej ose transgjinorë për “konvertimin” e tyre.
Ky ndryshim në ligj edhi si pasojë e vdekjes së Leelah Alcorn,transgjinores nga shteti i Ohios, e cila hyri në trafik dhe u vetëvra. Në të njëjtën situatë të ngjashme prindërit e Alcorn refuzuan identitetin transgjinor të saj dhe e dërgonin shpesh në terapinë e krishterë të konvertimit.
Disa e përmendën këtë si motiv për prindërit e saj që të ndiqen penalisht./k.m/
Burimi: Pink News