Britani: Fushate per parandalimin e deportimit te nje lezbikeje te denuar me vdekje ne Nigeri
126.019 njerëz kanë nënshkruar një peticion online për Aderonke-n, një lezbike nigeriane e kërcënuar me vdekje, e cila po kërkon siguri për jetën në Britani të Madhe. Për pak ditë, ajo do të marrë lajme nga një gjykatës i cili do të vendosë për fatin e saj.
Zyra Britanike e Vizave dhe Emigracionit e ka pranuar tashmë që kanë nevojë ta përmirësojnë sistemin e tyre të azilit për personat LGBT, por ne thjesht po u kërkojmë atyre të ndalojnë deportimet deri sa sistemi të përmirësohet. A do të shtoni emrin tuaj në listën e personave mbështetës të Aderonkes?
https://www.allout.org/aderonke
“Unë kam qenë e detyruar të duroja vrasjen e tre prej anëtarëve të familjes sime, të cilët u vranë për shkak të seksualitetit tim. Unë u dënova me vdekje. Ika për të shpëtuar jetën time.”
– Aderonke, një lezbike nigeriane në Britani të Madhe.
Telefonojini Sekretarit të Zyrës së Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar deportimin Aderonkes.
Familja e Aderonkes u vra dhe ajo vetë u arrestua, u torturua dhe u dënua me vdekje në Nigeri sepse është lezbike. Ajo erdhi në Britani të Madhe për të qenë e sigurtë.
Ajo ju nënshtrua një marrje në pyetje shumë poshtëruese nga zyrtarët anglezë që nuk e besonin se ajo është lezbike. Aderonke është në pritje për të marrë vendimin nga një gjyqtar i cili mund të vendosë ta dërgojë sërish në Nigeri – ku ajo mund të vritet.
Por ka ende një mundësi për ta ndihmuar. Faqja kryesore e Zyrës së Vizave dhe Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se procesi që ata përdorin për azilin e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve si rasti i Aderonkes po degradon – por deri tani nuk janë bërë ndryshime.
Nëse mijëra nga ne ngrenë zërin TANI, ne mund të krijojmë një histori shumë të madhe mediatike që mund të bindë Zyrën e Vizave dhe Emigracionit që të ndërmarrë hapin e ardhshëm logjik dhe të ndalojë deportimet. A do ta nënshkruani peticionin për Sekretaren e kësaj zyre Tereza May tani?
Nuk është në rrezik vetëm jeta e Aderonkes. Ka me dhjetëra azil kërkues LGBT të cilët përballen me të njëjtin fat. Një burrë nga Kameruni, i cili është biseksual dhe i verbër, njoftoi javën e kaluar se ishte rrahur nga oficerët e deportimit.
Theresa May ka thënë tashmë se disa njerëz kanë qenë të detyruar të dorëzojnë video të tyret duke bërë seks apo t’u përgjigjen pyetjeve poshtëruese gjatë orëve të tëra të marrjes në pyetje. Dhe, shumë njerëz të cilët kanë siguruar dëshmi për Zyrën e Vizave dhe Emigracionit se do të burgosen apo do të vriten për shkak të atyre që dashurojnë, janë deportuar pa marrë parasysh rrezikun.
May ka pushtetin – dhe përgjegjësinë – që të ndalojë Zyrën e Vizave dhe Emigracionit dhe Aderonke të mos deportohet deri sa ata të sigurohen se që të gjithë po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe humane. Por Zyra e Vizave dhe Emigracionit mund të mendojë se ka bërë mjaftueshëm duke pranuar që të shqyrtojnë procesin e tyre – vetëm nëse qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe media globale ti bëjnë të japin llogari.
Fushata e parë për të cilën u bashkuan anëtarët e All Out ishte për të ndaluar Mbretërinë e Bashkuar që të deportonte një grua në Uganda, ku ajo mund të burgosej për shkak të personit që dashuronte. Vitin e kaluar, mijëra prej nesh i kanë telefonuar Zyrës së Vizave dhe Emigracionit duke u përpjekur që të ndalonim dëbimin e një të riu homoseksual në Nigeri .
Nëse ne të gjithë tani ngremë zërat tanë dhe detyrojmë Tereza May që të ndalë dëbimin e Aderonkes dhe të gjithë kërkuesve të tjerë të azilit për shkak të seksualitetit të tyre, kjo mund të jetë hera e fundit që do të jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Me procese të ndershme dhe humane dhe trajnime për stafin e Zyrës së Vizave dhe Emigracionit që merret me këto raste, njerëz si Aderonke mund të kenë një shans të vërtetë për drejtësi dhe siguri, kur ata vërtetë largohen për të shpëtuar jetën e tyre.
Firmosni tani për të ndihmuar Aderonken: https://www.allout.org/aderonke
Faleminderit që po e ngrini zërin tuaj ,
Andre, Hayley, Jeremy, Mike, Pablo, Sara dhe pjesës tjetër të ekipit të All Out.
P.S. Ekipi i Zyrës së All Out janë në kontakt me Aderonken. Ajo thotë se kjo fushatë nuk është e rëndësishme vetëm për të, por edhe për kërkuesit e tjerë LGBT, zërat e të cilëve nuk dëgjohen dhe po përballen me këtë proces armiqësor për azil. A do të bashkoheni me Aderonken ndërkohë që ajo me guxim lufton për jetën e saj dhe jetën e të tjerëve në të njëjtin rrezik ?
https://www.allout.org/aderonke
Përktheu: A. Ahmetaj