Dhjetëra mijëra vetë në paradën e Stokholmit. I gjithë qyteti në festë
Disa dhjetëra mijëra vetë marshuan sot në rrugët e Stokholmit gjatë paradës së komunitetit LGBTI.
Në këtë event marrin pjesë edhe aktivistë nga Shqipëria të mbështetur nga Civil Rights Defenders. Erjon Tela raporton nga Suedia për “Historia Ime” se i gjithë qyteti “ngjante si në një festë madhështore”.
Ashtu sic mund të shikohet nga këto foto, në paradë marrin pjesë njerëz nga mosha dhe prejardhje të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë me prindërit e tyre.
Kjo është një ndër paradat më të mëdha në të gjithë Europën dhe ajo është përshëndetur nga politikanë të të gjitha krahëve.
Gjatë gjithë javës janë zhvilluar koncerte të ndryshme dhe aktivitete edukuese ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz.
Foto për “Historia Ime” nga Erjon Tela