Ricky Martin, ikona botërore e pop-it, ka qenë gjithmonë një figurë e diskutuar. Por pas ritmeve që mbaheshin mend lehtë dhe performancave elektrizuese, ai thotë se fshihej një betejë e përhershme për identitetin. Frika se seksualiteti i tij do ta pengonte në realizimin e ëndrrës së tij për t’u bërë baba, e ndiqte si hije.
I lindur dhe rritur në Puerto Riko, Martin u bë i famshëm si anëtar i grupit Menudo, përpara se të krijonte një karriere solo. Megjithatë, teksa karriera ngjiste shkallët, ashtu po aq shtohej edhe presioni për t’u përshtatur me pritshmëritë e publikut dhe industrisë së muzikës.
Martin, tashmë baba i katër fëmijëve, rrëfeu për vuajtjet emocionale që përjetoi pasi doli hapur.
“Për shumë vite ëndërroja të bëhesha baba, por mendimet e errëta e superuan atë dëshirë: ‘Unë jam gay, jam një burrë gay i fshehur, dhe nuk do të jem në gjendje të bëhem baba,’” tha ai.
Pavarësisht viteve të spekulimeve, ai nuk doli hapur deri më 29 mars 2010. Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare, ai tha: “Jam krenar të them se jam një burrë homoseksual me fat.”
Ky moment i të vërtetës sime ishte kulminimi i viteve të dilemave të brendshme, të nxitura nga lindja e dy djemve të tij binjakë, Matteo dhe Valentino, në vitin 2008 përmes një nëne surrogate.
Ardhja në jetë e të bijve e nxiti ta pranonte veten plotësisht, duke u bërë edhe një model për të tjerët në situata të ngjashme.
Megjithatë, vendimi për të dalë hapur nuk ishte i lehtë. Në një intervistë të vitit 2024 me Andy Cohen, Ricky zbuloi se ekipi i tij e kishte këshilluar të mos dilte hapur,me frikën se kjo mund të shkatërronte karrierën e tij.
Por Ricky Martin ishte I bindur se një jetë e gënjeshtërt nuk ishte një opsion afatgjatë, veçanërisht si baba.
I ati, një psikolog, luajti një rol kyç kurajon e tij.
Mban mënd ti ketë thënë: “Çfarë do t’u mësosh fëmijëve të tu, të gënjejnë? Duhet ta pranosh”.
Me të dalë hapur Martin u bë një zë me ndikim për të drejtat e komunitetit LGBT+ duke përdorur imazhin dhe kanalet e tij të komunikimit për të sfiduar legjislacionin anti-LGBT.