Dita përkujtimore për Holokaustin, persekutimi i egër ndaj homoseksualëve
Foto: The Guardian
Më shumë se 80 vite më parë, Hitleri urdhëroi krijimin e listave të homoseksualëve, të cilët u persekutuan më vonë. Gjatë regjimit nazist më shumë se 100.000 persona u arrestuan për shkak të homoseksualitetit, duke i burgosur gjysmën e tyre. Rreth 15.000 homoseksualë u vendosën në kampe përqëndrimi. Shumë prej të burgosurve vdiqën, ku dokumentohen raste të eksperimenteve ç’njerëzore të testuara mbi këta personat gej si formë “kurimi” për homoseksualitetin.
Fatkeqësisht kur kampet e përqëndrimit u hapën shumë persona gej vijuan të ishin të persekutuar. Këta të fundit u transferuan në qeli të tjera. Persekutimi ishte i gjatë dhe i vrazhdë për ta. Në ndryshim nga viktimat e tjera të persekutimit nazist, personave homoseksualë nuk iu ofruan kompensime sociale deri shumë vonë, deri në vitin 2002 nga qeveria gjermane. Kjo e fundit kërkoi falje publike për krimet e kryera kundër personave gej nga regjimi nazist.
- Pamje nga arkiva historike e Holokaustit
Sot monumente dhe memoriale përkujtimore ndaj persekutimit nazist të komunitetit gej gjenden në Berlin, Amsterdam, San Francisko, Sidnej dhe Tel Aviv. Dita Përkujtimore e Holokaustit shënon Ditën Ndërkombëtare dedikuar të gjithë viktimave të persekutimit nazist. Terrori nga ky regjim dokumenton një prej periudhave më të errëta në historinë e njerëzimit në abuzimin e të drejtave njerëzore. Një ditë e tillë shërben si moment reflektimi se çfarë ndodh kur persekutimi i grupeve minoritare agravon./k.m/
Burimi: Pink News