Diva e Eurovizionit Conchita Wurst del hapur kundër stigmatizimit: “Jam me HIV”
Foto: Nigel Treblin/Pink News
Artistja draq queen, Conchita Wurst e njohur ndryshe dhe si fituesja e Eurovizionit në 2014 ka folur hapur duke deklaruar se është e infektuar me virusin HIV. Tom Neuwirth, që është dhe emri i vërtetë i saj, foli për herë të parë të hënën për këtë gjë përmes një postimi në instagram.
Wurst shkruajti: “Jam vënë në dijeni se jam HIV-pozitive prej shumë vitesh. Ky është një informacion privat dhe sensitiv për mua por fatkeqësisht ish i dashuri im më ka kërcënuar se do të ndante publikisht këtë gjë. Ndaj vendosa ta them vetë pasi nuk lejoj njeri të më influencojë në jetën time”.
Wurst shtoi duke thënë: “Që kur jam diagnostikuar kam qenë në trajtim intensiv, dhe për shumë vite viraliteti i virusit ka qenë nën kontroll, duke më kthyer në një mbartëse të HIV që fatmirësisht nuk mund ta transmetoj atë”.
Më pas Conchita ka sqaruar se ka qenë disa arsye pse e kanë shtyrë mos të tregojë rreth kësaj gjëje. “Nuk desha ta bëj publike për një sërë arsyesh, dy prej të cilave janë: familja ime që e ka ditur gjithnjë dhe më ka mbështetur që prej fillimit kur u informova. Edhe miqtë e mi e kanë ditur këtë gjë dhe nuk më kanë diskriminuar në asnjë moment. Së dyti është informacion që besoj se duhet t’iu interesojë partnerëve të mi seksualë”.
Përmes këtij mesazhi Conchita është shprehur se ka për pikësynim të luftojë stigmatizimin që marrin personat që janë të infektuar me HIV. Ian Green, drejtor ekzekutiv i shoqatës britanike për ndërgjegjësimin rreth HIV-it, “Terrence Higgins Trust” shprehet: “Pavarësisht avancimeve të shumta në mjekësi që kemi bërë në shërimin e HIV, në testimin dhe mbajtjen nën kontroll, rasti i Conchitës tregon se sa punë kemi akoma përpara për të bërë për trajtimin e stigmës që rrethon personat e infektuar”.
Më poshtë gjendet dhe performanca e këngëtares gjatë festivalit të Eurovizionit, ku rezultoi dhe triumfuese në fund të tij:
/k.m/
Burimi: Pink News