Dr. Harxhi komenton LGBT; Korrekt dhe me mendje te hapur
Kam marrë gjatë kësaj kohe disa letra nga 18 vjeçarë që më shkruajnë se nuk kanë kryer ende raporte seksuale, por janë të shqetësuar sepse shpesh u duket sikur tërhiqen fizikisht nga gjinia e njëjtë. Ata shprehin shqetësimin e fshehur lidhur me orientimin e tyre seksual, që është një ankth i madh për shumë prej tyre. Për të gjithë djemtë e shqetësuar nga ky fakt, zgjodha t’u përgjigjem në gazetën “Dita”. Ndërkohë, që djemtë adoleshentë shqetësohen dhe pyesin për orientimin e tyre seksual, bën përshtypje fakti, se nuk ka asnjë vajzë lesbiane që të ketë drejtuar pyetje. Sot, nuk do të merrem me lesbianet, do të flas, vetëm, për djemtë e shqetësuar. “Më duket sikur tërhiqem nga meshkujt jo nga femrat. Nuk dua të besoj se jam homosekusual. Dëshiroj të kem marrëdhënie me vajzat, por kam droje se nuk do jem partner i përshtatshëm. Pyetja ime është: Çfarë barnash mund të përdor që të jem i aftë të kryej marrëdhënie me një vajzë? Ju lutem më ndihmoni!!!” – më shkruan një prej tyre.