Femija i pare i vitit ne France, nje djale nga nje cift lezbikesh
PARIS- Fëmija i parë i lindur në Francë quhet Sasha, peshon pak më shumë se tre kilogramë dhe është djalë i dy nënave lezbike Maud dhe Delphine.
France 3 njofton se lindja e këtij djali vjen në një kohë kur debati për bashkimet e të njëjtit seks po nxehet së tepërmi.
Djali u lind në Moulins, Auvergne, në qendër të Francës, pasi çifti bëri inseminim artificial në Belgjikë, ku kjo procedurë është normale.