Femrat trans nuk jane “Drag Queens”
Jam i sigurt se disa prej jush mund ta kenë hasur këtë shprehje: Unë jam një shkrimtar homoseksual i deklaruar shumë fatlum, aq sa të kem një grup të ndryshëm njerëzish inteligjentë dhe kureshtarë në jetën time .
Me këtë dhuratë, sidoqoftë, unë kam përgjegjësinë të shpjegoj të ashtuquajturin “Gjëra Queer” dhe “Gjëra feministe ” për miqtë dhe të dashurit e mi.
Ceremonia e Oscar-ëve të këtij viti ka ngritur pyetje për miqtë, familjen, dhe bashkë-punëtorët e mi, kryesisht lidhur me batutën e Ellen DeGeneres’ për Drag Queen dhe fitoren e Jared Leto-s si aktor kryesor në rolin e një gruaje trans në Dallas Buyer’s Club.
Pasi mora të njëjtat pyetje nga njerëz të aspekteve të ndryshme të jetës sime, u bë e qartë për mua: Shumë njerëz nuk e dinë dallimin midis grave trans dhe Drag Queens!
Ka një supozim se të gjithë njerëzit të cilët janë përcaktuar meshkuj në lindje dhe që kur rriten veshin rroba grash identifikohen në të njëjtën mënyrë.
Dhe kjo është shumë larg të vërtetës.
Edhe njerëzit me qëllimet më të mira dhe modernë mund të jetë injorantë me nuancat e gjinisë dhe të performancës. Gjithkush i mëson këto gjëra ndryshe. Nuk ka problem.
Unë nuk do të tregohem i zgjuari i dynjasë që me një shkrim t’ju turpëroj sepse nuk dini çdo gjë, dhe besoj se ju nuk do ta bëni këtë gjë me të tjerët.
Gjëja e rëndësishme është që ju jeni aq kureshtar sa të doni të vërtetën dhe të hapur mjaftueshëm për ta dëgjuar atë.
Pra, le të flasim për këtë ndryshim.
Performanca vs Identitetit
Jam i sigurt që keni dëgjuar terminologjinë konfuze ( dhe ndonjëherë fyese!) të përdorur shpesh për Drag Queens dhe gratë trans.
Duke përdorur etiketa identike (dhe fyerje) për grupe krejtësisht të ndryshme njerëzish është një mënyrë retorike për të nënkuptuar se ato grupe janë të njëjta.
Por dallimi më i madh midis grave trans dhe Drag Queens është se drag është një stil performance, ndërsa një jetë trans është thjesht ajo – jeta e përditshme.
Një Drag QUEEN është një karakter.
Një person trans është një person i vërtetë. (Kjo është një fjali që unë kurrë nuk kam menduar se do të më duhej ta shkruaja.)
Për mua, ky koncept duket i thjeshtë, por rrëfenjat tona kulturore rreth gjinisë dhe seksualitetit kanë mjegulluar vijat ndërmjet artit dhe realitetit.
Objektivizimi dhe Media (Sepse kjo është faqe feministe)
Laverne Cox e ka thënë më mirë se ҫ’mund ta them unë:
“Preokupimi me tranzicion dhe kirurgji objektivizon njerëzit trans. Dhe atëherë ne nuk do të kemi pse të merremi me përvojat e vërteta e të jetuara.”
Trajtimi i medias për komunitetin trans shpesh fokusohet tek kirurgjia, veshjet, dhe nocioni fyes që një grua trans është e “lindur djalë” dhe pastaj “transformohet në një grua”.
“Kjo histori e lodhur e medias bën që personat me dijeni mesatare për këtë ҫështje të arrijnë në disa përfundime të gabuara rreth komunitetit trans.
Të gjitha gratë trans e jetojnë jetën si burra, pastaj papritmas marrin një vendim të ndërgjegjshëm për të ndryshuar identitetin e tyre gjinor?
Jo.
Se si njerëzit e kuptojnë identitetin e tyre gjinor është aq unike dhe e ndryshme si vetë individët.
Disa njerëz të cilët janë përcaktuar si meshkuj në lindje e shpallin identitetin e tyre gjinor femëror menjëherë sa munden të flasin, dhe të tjerët e zbulojnë atë pjesë të tyre më vonë në jetë .
Nuk ka vetëm një mënyrë për të qenë trans, ashtu si nuk ka një mënyrë të vetme për të qenë njerëzor.
A janë gratë trans mashtruese në qoftë se ato nuk zgjedhin të dalin hapur ?
Jo. Jo.Jo.Jo.
“Born a Boy” ose “Secretly a Man ” kanë krijuar idenë se njerëzit trans i detyrohen pjesës tjetër të botës që të dalin hapur, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ata konsiderohen të pasinqertë.
Një grua trans nuk i heq këpucët e saj dhe nuk e fshin tualetin dhe pastaj në mënyrë klandestine të kthehet në mashkull në fund të ditës. Një grua trans thjesht heq këpucët e saj dhe fshin tualetin në fund të ditës. Ajo është gjithmonë një grua. Pavarësisht nga ajo që ajo zgjedh që t’u tregojë njerëzve.
Dalja hapur nuk është e detyrueshme, dhe identiteti gjinor nuk përcakton etikë apo vlerë.
A i nënshtrohen të gjitha gratë trans një operacioni për ripërcaktim gjinor?
Jo !
Para së gjithash, trajtimet paraprake, përveç vetë operacionit janë tmerrësisht të shtrenjta, dhe së dyti, operacioni nuk është një kërkesë për një identitet trans.
Këto ide të gabuara krijojnë konfuzion të zgjeruar përtej komunitetit trans.
Një keqkuptim shqetësues që kam dëgjuar është logjika e gabuar që një grua trans e cila nuk ka bërë operacionin për ndryshimin e seksit është e njëjta gjë si një Drag Queen.
Identiteti gjinor është me më shumë nuanca se kaq.
Organet gjenitale, Gjinitë, Orientimet dhe Veshjet
Nuk ka asnjë parakusht gjenitalesh për të qenë një grua trans apo një Drag Queen.
Nuk ka rëndësi se si vishesh, punon, apo identifikohesh . Trupi dhe identiteti juaj janë vetëm puna juaj!
Shih gjithashtu: Sex, identitet gjinor, shprehje gjinore, orientim seksual, dhe performancë janë faktorë krejtësisht të pavarur që janë unike për çdo individ.
Le të marrin një shembull të vërtetë të jetës që shpesh argëton, ngatërron, dhe ofendon publikun në nivele të shumëfishta: ndoshta Drag Queen më i njohur i Amerikës, RuPaul.
- RuPaul Andre Charles është një njeri homoseksual. Ai krijoi një karakter Drag me emrin RuPaul .
- RuPaul është një karakter drag queen; Prandaj, RuPaul është një drag queen.
- RuPaul vesh paruka voluminoze, bën tualet dramatikisht të rëndë, dhe ka veshje të ndritshme gjatë shfaqjeve muzikore.
- RuPaul Andre Charles mban kostume të qepur bukur dhe mban syze të zeza, dhe ai e mban kokën të rruar kur bën paraqitjet në shtyp. Ai zakonisht përdor nofka meshkujsh, dhe injoranca e tij e dukshme në lidhje me identitetin trans më shpie mua të besoj se ai e identifikon veten si një njeri cisgender(dikush që është shumë rehat me identitetin gjinor që i është përcaktuar në lindje) .
Pra , është RuPaul Andre Charles trans ? Jo. Ai identifikohet si mashkull.
Unë po përpjiqem që ta bëj dallimin midis njeriut të vërtetë ( RuPaul Andre Charles ) dhe personazhit drag ( RuPaul ) shumë të qartë këtu.
RuPaul shpesh është konsideruar si një grua trans, dhe kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se karakteri ka të njëjtin emër me aktorin që e luan atë.
A është RuPaul modeli më i mirë për një drag queen? Aspak.
Unë jam i sigurt se shumë drag queen do ta donin një rrogë si të RuPaul-it, por jo të gjitha drag queen janë të njëjta.
Interpretuesit drag kanë një reputacion për pompozitet ( të cilat gabimisht janë bartur si stereotipe të grave trans), gjë që është e zakonshme për performancat e skenës; megjithatë, jo të gjitha drag queen performojnë në të njëjtën mënyrë .
Unë kam parë një drag queen me një parukë të lartë sa arrinte qiejtë duke kënduar këngë origjinale komedish për ushqim në një bar në Queens, dhe gjithashtu kam parë një drag queen me flokë të kuqe flakë duke kërcyer në mënyrë provokuese në Panairin e Rrugës Folsom.
Unë kam parë drag queen tmerrësisht të patalentuara dhe kam parë gjithashtu një drag queen të pabesueshme që po këndonte këngë të Amy Winehouse. Drag qween-et rokere janë gjithashtu shumë të mira.
Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut!
Jo për të përmendur, ka drag queen që identifikohen si gra trans, si dhe ata që e identifikojnë veten e tyre si burra CIS.
Le të bëjmë një ndarje të ngjashme me aktivisten dhe autor trans Janet Mock:
- Janet Mock është një grua heteroseksuale transgjinore.
- Ajo është Janet Mock kur zgjohet në mëngjes, kur shkon në punë, dhe kur kthehet në shtëpi për të dashurin e saj, fotografin Aaron Tredwell .
- Janet Mock nuk është një personazh imagjinar. Në fakt, best – selleri i saj për New York Times është titulluar në mënyrë të përshtatshme “Duke ripërcaktuar të vërtetën”.
- Në fotot e saj promocionale dhe paraqitjet e shtypit, Janet Mock priret drejt veshjeve të hijshme dhe klasike, me një tualet të pastër. Asaj i shkon ngjyra portokalli më mirë se kujtdo tjetër që kam parë në jetën time, dhe flokët e saj kaҫurrela të lyera me fije të lehta janë të mrekullueshme. Unë nuk e di se si vishet ajo në ditët pushim, sepse ne nuk jemi miq të ngushtë apo diçka e tillë(akoma!).
Pra , është Janet Mock trans? Po. Ajo identifikohet si një grua trans.
A është Janet Mock modeli i fundit për një person trans? Jo.
Ajo është e mrekullueshme, por nuk ka vetëm një mënyrë që të jesh trans.
Gratë trans nuk kanë të gjitha të njëjtën pamje. Jo të gjitha gratë trans veshin fustane. Jo të gjitha gratë trans dalin me meshkuj. Jo të gjitha gratë trans i nënshtrohen kirurgjisë për ndryshimin e seksit apo thjesht implanteve të gjoksit. Jo të gjitha gratë trans kanë qenë punëtore seksi. Jo të gjitha gratë trans kanë të njëjtat gusto për modën. Jo të gjitha gratë trans kanë dalë hapur. Jo të gjitha gratë trans janë aktiviste.
Lista vazhdon.
Organe gjenitale, orientimi, dhe moda nuk përcaktojnë identitetin gjinor të askujt. Vetëm individët mund të identifikojnë veten e tyre , dhe ne duhet të respektojmë dhe të nderojmë mënyrën se si ata e përcaktojnë veten e tyre .
Po tani?
Duke kuptuar dallimet mes drag queen dhe grave trans është vetëm një pjesë e ekuacionit. Këtu janë disa mënyra se si ju mund të luftoni konfuzionin, transfobinë dhe homofobinë:
1 . Gjuha
Përdorni përemrat gjinorë dhe identitetet e preferuar të njerëzve në bisedë, pavarësisht nëse ata mund të të dëgjojnë apo jo.
Përdorni fjalët e sakta në mënyrë që të ketë një dallim midis interpretuesve drag queen dhe grave trans.
Shmangni të gjitha termat përçmuese, sidomos ato që lidhen me gratë trans, drag queen, dhe meshkujt homoseksualë.
Bëni pyetje të sjellshme nëse është e nevojshme, dhe pranoni korrigjimet, kur ju jepen.
2 . Mos Bej Shaka
Nëse batuta e fundit e një barcalete bën një implikim të dëmshëm në lidhje me organet gjenitale, stereotipet, moskonformitetin gjinor, e kështu me radhë, ju nuk keni pse të qeshni apo të qëndroni të heshtur.
Nëse dëgjoni ndonjë emision si përshembull “Vajza me penisë”, ndjehuni të lirë ta fikni televizorin. Nuk është as humor i mirë, gjithsesi.
3 . Bëni dallimin
Nëse një grua trans del hapur tek ju, mos e lidhni menjëherë me RuPaul. Mos shikoni drag queen që të flisni për gratë trans.
Siç e kam thënë shumë e shumë herë në këtë shkrim, ato absolutisht nuk janë e njëjta gjë.
Historitë e interpretueseve Drag dhe grave trans janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra dhe si të tilla duhet të trajtohen.
***
Të dy konfuzionet e lartpërmendura të natës së Oscar – ëve vijnë nga buja mediatike dhe përdorim i figurshëm i “Burri me fustan” (Man in a dress), që është një karikaturë e keqe që përdoret për të shprehur gjininë e gabuar për gratë trans, të cilat gabimisht ngatërrohen me interpretueset drag queen.
Nëse ju e keni për qëllim të përdorni dhe të inkurajoni terminologji dhe retorikë të veçantë, të qartë, dhe të saktë, ju mund të ndihmoni të krijoni qartësi dhe të shmangni injorancën aksidentale.
Përktheu: A. Ahmetaj