Futbollisti amerikan Robbie Rogers: Jam gej, po terhiqem
Ishte një sekret që nuk mund apo nuk donte të heshtte më, por për tu liruar përfundimisht hoqi dorë nga karriera e tij si futbollist. Pa dyshim që nuk ishte një kampion, Robie Rogers, por ishte vetëm 25 vjeç sulmuesi amerikan që luante për Anglinë, dhe kishte përpara akoma shumë sezone, por zgjodhi që të deklarojë publikisht homoseksualitetin e tij pavarësisht pasojave. Pikërisht për këtë akt“kurajoz” ka patur mbështetje dhe miratim nga shoqata të mëdha amerikane për të drejtat e homoseksualëve.