Hapet lokali i parë për drag kings në Britani
Sue Northover dhe bashkëshortja Frankie Du Mongh kanë hapur bar karaoken e parë të Britanisë së Madhe për personifikatorët e meshkujve.
Çifti thotë se lokali – Kings Bar, në Blackpool – është bërë jashtëzakonisht popullor që nga hapja e tij.
Sue – e cila punon në bar, e veshur si alter egoja e saj mashkull Rogue – tha: “Ne po përjetojmë një shpërthim absolut.”
Dhe edhe pse website-i i barit thekson se bari është “në pronësi të grave për gratë”, duke përfshirë klientët transgjinorë, të gjithë janë më se të mirëpritur.
“Absolutisht të gjithë janë të mirëpritur, dhe ne i kemi të gjitha llojet këtu. Ne ofrojmë mustaqe falas për gratë që duan të përfshihen në aktrim,” tha ajo për Daily Star.
Çifti – të cilat gjithashtu ofrojnë një Workshop Drag King – thanë se arsyeja pse e hapën barin është sepse duan “që drag kings të jenë po aq të respektuar sa drag queens.
Frankie gjithashtu vuri në dukje se drag nuk është gjithmonë e lidhur me homoseksualitetin, duke deklaruar: “Njerëzit supozojnë se drag kings duhet të jenë lezbike, por kjo nuk ka lidhje domosdoshmërisht me seksualitetin, kjo bëhet për të shprehur veten dhe për të personifikuar një karakter të ndryshëm.”/A.A.