Kartat Izraelite te identitetit njohin prinderit e te njejtit seks
Izraeli ka filluar të lëshojë karta të reja të identitetit të fëmijëve me prindër të të njëjtit seks, pasi kartat e mëparshme lejonin vetëm një ‘nënë’ dhe një ‘baba’.
Kartat e reja, të cilat mund të vendosin dy nëna ose dy baballarë, erdhën pasi një numër familjesh të të njëjtit seks nënshkruan një peticion drejtuar Ministrisë së Brendshme, duke bërë thirrje për ndryshim.
Shteti ka lejuar prindërit të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë partnerit të tyre që nga viti 2006, dhe legalizoi adoptimin e fëmijëve që nuk kanë lidhje gjaku me asnjë nga prindërit në vitin 2008.
Autoriteti i Popullsisë dhe Emigracionit ka konfirmuar se ka filluar lëshimin e kartave me prindër të të njëjtit seks, ku më parë çifti duhet të zgjidhte se cili prej tyre do të shënonte gjininë e gabuar.
Një deklaratë tha: “Kur erdhi fëmija i parë që kërkonte një kartë identiteti [me prindër të të njëjtit seks], ata e lëshuan një në përputhje me ligjin.”
Aktivisti LGBT Chen Arieli tha për Izrael Hayom: “Lëshimi i kartave të identitetit është një hap tjetër drejt njohjes së prindërve të të njëjtit seks.”
Një projekt-ligj që do të legalizojë nënat surrogate(femrat që lindin fëmijët e të tjerëve) në Izrael ka kaluar leximin e parë në Knesset muajin e kaluar, duke tejkaluar një pengesë dhe duke bërë një hap më afër ligjit.
Ka pasur konflikte mbi të drejtat e gejve në koalicionin qeverisës të Izraelit. Vitin e kaluar, partia Bayit Yehudi vuri veton mbi projekt-ligjin, pasi ajo kundërshtoi gjuhën në projekt-ligj që i dha njohje ligjore çifteve gej.
Në dhjetor, një projekt-ligj që lejonte çiftet e të njëjtit seks në martesë civile u mund në Knessetin Izraelit.
Gjithashtu në dhjetor, Autoriteti Tatimor Izraelit lëshoi udhëzime se çiftet brenda të njëjtit seks me fëmijë duhet të marrin menjëherë përfitime tatimore për fëmijët.
http://www.pinknews.co.uk/2014/11/17/israel-gay-friendy-id-cards-introduced-for-children-of-same-sex-parents/