Kongresmeni që është krenar për mbesën e tij 10 vjeçare transgjinore
Kongresmeni democrat Mike Honda ka theksuar krenarinë e tij për mbesën e tij transgjinore.
Mike Honda – i cili ka qenë prej kohësh një avokat për të drejtat LGBT brenda Partisë Demokratike – u shpreh vitin e kaluar, pasi ligjvënësit e disa shteteve përgatitën masa që kishin në shënjestër personat transgjinorë.
Në një foto të vetën me mbesën e tij Malisa, të postuar në vitin 2015 në Twitter ai shkroi : “Si gjyshi krenar i një mbese transgjinore, shpresoj që ajo të mund të ndjehet e sigurtë në shkollë pa patur frikë se do të keqtrajtohet.”
Në një intervistë ku tregon për mbështetjen e tij për identitetin gjinor të mbesën së tij, ai thotë: “Kur ishte rreth 18 muajshe, ajo i deklaroi familjes se ‘Unë jam vajzë.” Dhe kur ishte rreth tre vjeç, ajo tha: ‘Unë jam vajzë. Emri im është Malisa, dhe kështu gërmëzohet.’
“Pra, ajo tregoi insistencë, dhe qëndrueshmëri që na tregoi se kjo është diçka me të cilën ne duhet të bashkohemi në udhëtimin e saj dhe të sigurohemi që ky udhëtim të jetë i sigurtë dhe i qetë. Dhe kjo është siguria dhe qetësia që kisha ndër mend kur kemi folur për fëmijët e Sirisë dhe jetimët e Sirisë. Nuk është aspak e ndryshme.”
Vitin e kaluar, pasi postimi i tij në Tweeter u shpërnda me mijëra herë, ai tha: “Malisa dhe unë jemi të bekuar dhe të përulur nga mbështetja juaj. Duam të themi vetëm: shumë faleminderit”.
Ai i tha LA Times: “Kjo më bën të besoj se ne i jemi afruar se kurrë një shoqërie ku të gjithë janë të pranuar për ata që janë.
“Në emër të mbesës dhe vajzës sime, së bashku me pjesën tjetër të familjes, më lejoni t’u them ‘faleminderit’ të gjithë atyre që janë përgjigjur, ripostuan në Tweeter ose komentuan mbështetjen e tyre përmes mediave sociale.
“Ne kemi nevojë të sigurohemi që të rinjtë tanë LGBTQ nuk keqtrajtohen për shkak të orientimit seksual apo identitetit të tyre gjinor.
“Këta fëmijë kanë nevojë për mbrojtjen dhe dashurinë tonë.”
Z. Honda ka sponsorizuar një ligj në vitin 2009 që zgjeroi mbrojtjen ndaj krimit të urrejtjes duke përfshirë gjininë aktuale apo të perceptuar, orientimin seksual, identitetin gjinor, ose aftësitë e kufizuara./A.A.