Las Vegas lejon martesat gej
Të martën, Nevada dhe Idaho iu bashkuan numrit në rritje të shteteve ku martesat mes të njëjtit seks janë tashmë të ligjshme. Gjykata e Apelit vendosi se janë shkelur të drejtat e çifteve gej duke ndaluar martesat e tyre.
Nga e mërkura në Las Vegas çiftet gej që dëshirojnë ta kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre do të mund ta plotësojnë këtë dëshirë.
Tempulli i Dasmave, “Viva Las Vegas”, pret rreth 500 ceremoni martesore të të njejtit seks çdo vit.
Ndërkohë çiftet gej, të cilët këtë ditë e kanë quajtur ‘një ëndërr të largët’ nuk i kanë përmbajtur dot emocionet dhe lotët.