“Lequ zemer”. Kosova celebron diten e ‘Daljes Hapur’(Coming Out)
Një nga organizatat në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, CEL Kosovo, i ka uruar lumturi në këtë ditë të ‘daljes hapur’gjithë pjestarëve të këtij komuniteti dhe mbështetësve të tyre. Në postimin e tyre në facebook ata kanë theksuar se ‘dalja hapur’ është shumë e rëndësishme dhe të kesh pjestarë të komunitetit LGBT dhe mbeshtetës të cilët e bëjnë këtë gjë haptazi është e rëndësishme gjithashtu.
“Le të luftojmë së bashku për barazi dhe pranim, ku të gjithë mund të jenë haptazi dhe me krenari ata që janë”.
Kështu është zgjuar Prishtina sot – LEQU ZEMËR!