LGBT i pergjigjet Edi Rames
Gazetarja Ilva Tare e pyet troc dhe pa asnje kompleks z. Edi Rama: A do i legalizoni martesat gej?
Rama: “Kjo është një gjë e cila nuk i takon një partie, sigurisht i takon shoqërisë… i takon forcave politike (!)”
LGBT: Zoti Rama! Cështjet tona, të nivelit personal ne i kemi zgjidhur me veten tonë dhe po luftojmë t’i zgjidhim me pjesën tjetër të shoqërisë duke punuar ditë pas dite. Por ne jemi qytetarë, jemi votues, jemi kontributorë në këtë vend ndaj kërkesat për të përmirësuar jetën tonë pa dëmtuar jetën e askujt, do duhet t’ua bëjmë partive politike që na kërkojnë votën, sepse nuk kemi gjetur akoma ndonjë sistem tjetër demokratik si ta përmirësojmë jetën tonë. Kujt tjeter?!