LGBT: Mesazhi yne per qeverine e re
Lëvizja LGBT në Shqipëri po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e qeverisë së re, në kuadër të nismës “Mendo Politikisht”.
Sot u njohëm me përbërjen e re të qeverisë Rama dhe përfitojmë nga ky rast për ta përshëndetur qeverinë e re, si një qeveri që për herë të parë ka në përbërjen e saj plot 6 zonja dhe si një qeveri me ministra të rinj: dy fakte këto që na inkurajojnë dhe na bëjnë të kemi më shumë besim.