LGBT ne fokus te nje konference te nivelit te larte te OSBE ne Tirane
Cështja e të drejtave të komunitetit LGBT ishte në fokusin e një konference të nivelit të lartë të OSBE që po zhvillohet në Tiranë mbi tolerancën dhe mos diskriminimin.
Ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare të OSBE, përfshirë përfaqësuesin e Vatikanit, i cili një ditë më parë kishte thënë në të njëjtën konferencë se cështjet LGBT nuk mund të kenë të njëjtin status si cështjet e racizmit (sot ai nuk pati asnjë reagim).