Mali i Zi e pret me dhune protesten e homoseksualeve
Parada e LGBT në Malin e Zi ka përfunduar me 20 arrestime dhe shumë të plagosur. Më shumë se 1.000 kundërprotestues të zemëruar i sulmuan rreth 30 homoseksualë me gurë, shishe dhe vezë në Budva. Disa orë më vonë një prift ortodoks erdhi për të shpëlarë me ujë të bekuar vendin e “përdhosur” prej takimit të homoseksualëve dhe të lesbikeve dhe për të “larguar të keqen”!