Maqedonasi i pare qe nderron gjinine: Darko behet Klaudia
Ish-studenti i Makinerisë në Shkup është i pari maqedonas që ka marrë guximin për ta publikuar rrëfimin e tij pas trajtimit hormonal të bërë në një klinikë në Beograd.
“Isha një vajzë e bllokuar në trupin e mashkullit. Fati nuk ishte shumë i butë, kam përjetuar fyerje dhe rrahje. Kam kryer shkollën në Koçani. Kujtimet e fëmijërisë sime janë të tmerrshme, në shkollë më bezdisnin sepse dukesha si femer, shpesh herë më kanë rrahur”. ka deklaruar ajo për “Dnevnik”.
Ajo shpesh ishte përpjekur ta fshihte se ndihej si vajzë. Ishte munduar ta bëjë zërin më të trashë dhe të trashë lëkurën e duarve.
Klaudia tashmë e ka gjetur veten. “Kam bërë çdo gjë që të përshtatem. Dua të më trajtojnë si njeri. Nuk mundesha t’i duroj më fyerjet, rrahjet dhe vendosa të bëhesha ajo që jam, grua. Nuk dua që të kujtoj fytyrat e atyre që më rrahën”, kujton Klaudia.