Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut do të vizitojnë Bergen-Belsen
Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut do të vizitojnë vendin e kampit të vdekjes Bergen-Belsen.
Shkëlqesia e saj do të bëjë vizitën në fund të qershorit, gjatë vizitës shtetërore në Gjermani. Kjo është hera e parë që ajo do të vizitojë një kamp përqendrimi.
Bergen-Belsen, aty ku homoseksualët ishin internuar nga nazistët, së bashku me grupe të tjera të pakicave, u çliruan nga trupat britanike në vitin 1945. Të burgosurit gej nuk u liruan në fund të Luftës së Dytë Botërore, për dallim nga grupet e tjera, dhe u detyruan ti kryejnë dënimet e tyre.
Shefi ekzekutiv i Trustit Arsimor të Holokaustit, Karen Pollock, tha: “Duke qenë se kohët e fundit u shënua 70 vjetori që kur forcat e armatosura britanike çliruan Bergen Belsen, është e përshtatshme që Madhëria e saj t’i bëjë nderimet e saj në këtë vend dhe në këtë vit të rëndësishëm.
“Vizita e Madhërisë së Saj do të thotë shumë për ata të mbijetuar dhe çlirimtarë që janë ende me ne – dhe natyrisht për të gjithë ne që jemi dedikuar për ta mbajtur kujtimin e Holokaustit gjallë.”
Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj gjithashtu do të vizitojnë përmendore për të nderuar ata që vdiqën në kamp, duke përfshirë edhe Anne Frank.
Ajo do të takohet me të mbijetuar, dhe përfaqësues të komuniteteve hebraike dhe të krishtera.
Marrë nga: www.pinknews.co.uk