Ministria italiane Michela Biancofiore jep doreheqje pas nje komenti te papershtatshem per gejte
Michela Biancofiore politikane e Partisë së Popullit të Lirë të Silvio Berlusconit, u detyrua të jepte dorëheqje pasi në një deklaratë mbi homoseksualët, tha se ata favorizojnë diskriminimin, duke u “izoluar në komunitetin e tyre”. Grupet e të drejtave të njeriut u hodhën menjëherë në sulm për të akuzuar ministren për homofobi duke e detyruar të lërë detyrën.