Në Kosovë politikanët marshojnë me LGBT, në Shqipëri ata fshihen!
Aleanca LGBT dhe Pro LGBT përshëndesin aktivistët LGBT në Kosovë për marshimin që kanë zhvilluar sot në Prishtinë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
Por nuk mund të rrimë pa vënë re një dallim të madh: teksa në marshimin e tyre shikojë figura politike si Presidentin e Kosovës apo ish Presidenten dhe politikanë të tjerë të lartë, në Shqipëri këto ditë politikanët shqiptarë jo vetëm nuk kanë qenë të pranishëm në aktivitetet tona, por nuk kanë guxuar as të dërgojnë ndonjë deklaratë apo njoftim përmes zyrave të tyre të shtypit.
Përtej mendimeve personale, ata duhet të kuptojnë që janë përfaqësues të zgjedhur të popullit shqiptar dhe pjesë e popullit shqiptar janë edhe qytetarët e komunitetit LGBTI.
Fotografi Zeri.info