Numri i personazheve gej ne TV eshte rritur
Hulumtimet nga GLAAD kanë gjetur se numri i personazheveLGBT në TV është rritur.
Raporti vjetor i grupit të medias LGBT ‘Ku jemi në TV’ gjeti se nga 813 personazhe të rregullta të serive, 32 do të mund të identifikoheshin si lezbike, gay, biseksualë apo transgjinorë – një total prej 3.9%.
Numri është rritur nga vlerësimi i vitit të kaluar prej 3.3%, por ka rënë nga të dhënat 4.4% në vitin 2012.
Presidenti i GLAAD Sarah Kate Ellis tha: “rrjetet televizive po luajnë një rol kyç në promovimin e kuptimit kulturor të jetës së LGBT-ve në mbarë botën, dhe tani po prodhojnë disa nga programet më të mira LGBT-përfshirëse që kemi parë ndonjëherë.”
Transmetuesi Fox – shtëpia e komedisë muzikore Glee – doli në krye, me 6% të personazheve të rregullta LGBT, ndërsa
Raporti shton: “Meshkujt gej ende përfaqësojnë shumicën e personazheve LGBT në TV rreth 45% (një rënie të konsiderueshme prej 53% vitin e kaluar), ndërsa lezbiket përbëjnë 25% të personazheve LGBT (një përqindje e ngjashme me sezonin e kaluar).
“Femrat biseksuale përbëjnë 20% të personazheve LGBT në TV dhe meshkujt biseksualë përbëjnë 10% (në krahasim me respektivisht 15% dhe 6% të vitit të kaluar).”
Ellis shtoi: “Ndërsa ata ecin përpara me programe dhe skenarë të rinj, rrjetet televizive duhet të kenë parasysh edhe diversitetin dhe të përpiqen të përfshijnë përmbajtje të rëndësishme transgjinore të krahasueshme me përpjekjet e bëra nga konkurrentët e tyre në internet, siç janë Orange is the New Black e Netflix dhe Transparente e Amazon.”
http://www.pinknews.co.uk/2014/10/01/glaad-number-of-gay-characters-on-tv-has-risen/