Nxitje e urrejtjes per LGBT, policia publikon fotografite e te dyshuarve (FOTO)
Prishtinë, 7 qershor 2013, NOA.al- Në bazë të akuzave për “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku promovimi i revistës “Kosova 2.0” u pengua, Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit përkatës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti.