Parada e katërt e Krenarisë në Beograd u mbajt pa incidente
Rreth 1000 aktivistë LGBT marshuan dje (e diel 17 shtator) në Paradën e katërt rresht të Krenarisë në Beograd. Nën sloganin “Duam ndryshim” aktivistët marshuan përgjatë bulevardit kryesor nën masa të rrepta sigurie edhe pse këtë vit pjesëmarrësit thanë se atmosfera ishte shumë më e qetë se vitet e mëparshme.
Për herë të parë paradës iu bashkua edhe Kryeministrja Ana Brnabic e vetë deklaruar për orientimin e saj seksual. Brnabic është kreministrja e parë lezbike në Evropën Lindore dhe e dyta në të gjithë kontinentin.
“Qeveria është këtu për të gjithë qytetarët dhe të sigurojë respektimin e të drejtave për të gjithë qytetarët. Ne duam të dërgojmë një sinjal se diversiteti e bën shoqërinë tonë më të fortë dhe se së bashku mund të bëjmë shumë”, tha Brnabic për gazetarët.
Kjo ishte hera e parë që një kryeministër serb mori pjesë në marshimin për të drejtat e personave LGBT, i cili është i njollosur nga dhuna e ushtruar ndaj aktivistëve në të kaluarën. Dhuna shkatërroi marshin e parë të Krenarisë në vitin 2001 si edhe ngjarja u përsërit në vitin 2010 ku më shumë se 100 persona mbetën të plagosur nga përleshja e policisë me huliganët e futbollit dhe ekstremistët e krahut të djathtë. /m.g/
Foto: Kristina Millona për Historia Ime

Anna Brnabic gjatë marshimit

Rreth 100 aktivistë dhe aleatë të kauzës LGBT marshuan në Beograd

Rreth 100 aktivistë dhe aleatë të kauzës LGBT marshuan në Beograd