Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, Pro LGBT dhe Qendra Streha, do të organizojnë më 18 Maj 2019, në Tiranë, Paradën e Krenarisë.
Mëngjesin e ditës së djeshme, qyteti është zgjuar me disa mesazhe grafiti, të cilat përveçse paralajmërojnë Paradën e Krenarisë; njëkohësisht duke nxitur ndërgjegjësimin e qytetarëve, synojnë të zgjojnë edhe mbështetjen e tyre për të drejtat e komunitetit LGBTI+.
Muret e Tiranës tanimë, janë plot me mesazhe të tilla, për të treguar gjithashtu se pjesëtarët e komunitetit LGBTI+ ndodhen kudo, kësisoj ne duhet t’ua lehtësojmë vetëpranimin dhe mbështetjen shoqërore në lidhje me identitetin e tyre.
Sakaq, mesazhi nuk shkon vetëm për qytetarët por edhe për organet shtetërore, të cilat deri më tash veçse të pazëshme, kanë rezultuar edhe të shurdhëra në adresimin e problemeve të komunitetit LGBTI+.
Andaj thirrja shkon edhe për përfaqësimin dhe përcjelljen e zërit mediatikisht, duke i ofruar kësisoj komunitetit mbulimin e nevojshëm dhe lehtësimin e misionit të vështirë të ndërgjegjësimit shoqëror.
Të gjithë meritojmë një jetë dinjitoze, të lirë dhe me më shumë të drejta.
- Grafitti perpara Tirana pride 2019 – LGBT ne Shqiperi
/l.k