Per nje shoqeri me te shendetshme
Nga Igli Totozani, Avokat i Popullit
Kur një vit më parë u mblodhëm në një sallë para fillimit të Panairit të Diversitetit për të drejtat e komunitetit LGBT, gjërat ishin ndryshe. Atë çka është arritur gjatë këtij viti ndoshta pak nga ne do ta kishin imagjinuar. Por, siç e quajnë francezët këtë proces “amnesi de l’áprentisage”, sot duket gati gati normale të mblidhemi, të festojmë, të debatojmë së bashku me këtë komunitet; gjëra që një vit më parë s’i besonte kush.