SHKARKONI RAPORTIN NE FUND TE KETIJ ARTIKULLI
Sa pjesetare ka komuniteti LGBT? Ishte njera nga pyetjet e bëra nga gazetarët. Drejtuesit e lëvizjes u përgjigjën: mjaftueshëm për të bërë diferencën në zgjedhje.
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) prezantuan sot në një konferencë për shtyp gjetjet kryesore në kuadër të nismës “Mendo Politikisht”. Kjo nismë mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci në Ambasadën e SHBA.
MENDO POLITIKISHT ËSHTË NJË NISMË E DY ORGANIZATAVE PRO LGBT DHE ALEANCA LGBT, QË SYNON TË INKURAJOJË KOMUNITETIN LGBTI TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJET E VITIT 2017, I PAJISUR ME INFORMACION TË DETAJUAR MBI QËNDRIMET QË PARTITË POLITIKE KANË MBI ÇËSHTJET E KËTIJ KOMUNITETI.
Sipas studimeve botërore 2 – 12% e popullsisë së një vendi i përket komunitetit LGBTI. Të dhënat zyrtare të KQZ tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri numri i votuesve të regjistruar ishte 3.271.885 nga të cilët me një llogari të thjeshtë rreth 110.000 i bie të jenë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.
Duhet thënë se në këtë fushatë elektorale, pjesa më e madhe e partive nuk kanë publikuar programe të mirëfillta. Nga monitorimi i realizuar në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, rezulton se në faqet zyrtare të partive gjenden të dhëna si statuti, qëndrime dhe plane në lidhje me çështje të ndryshme, por jo programe të plota politike.

Materiali i mëposhtëm paraqet qasjen e partive politike dhe politikanëve ndaj komunitetin LGBT duke analizuar programet e tyre politike dhe qëndrimet publike. Gjithashtu përfshin një sërë të dhënash të mbledhura me anë të pyetësorëve nga anëtarët e komunitetit LGBT në Shqipëri.

Raporti i plote: Ligjërimi mbi LGBT – Raport monitorimi mbi programet politike të partive në zgjedhjet e vitit 2017 by Historia Ime – Issuu