Reagimi i vajzës 6 vjeçare kur mori vesh se i ati është transgjinor
Kur partneri i Shalee Ellis, Mallory, mori vendimin që të dalë hapur si transgjinor këtë vit, çifti e dinte se vendimi nuk do të ishte një çështje e vështirë për familjen e tyre – ata do ta kalonin këtë tranzicion së bashku.
Shalee dhe Mallory, të cilët aktualisht jetojnë me dy fëmijët e tyre në Pensilvani, kanë qenë të martuar për tre vjet.
“Kjo nuk ka asnjë ndikim në dashurinë që kemi për njëra-tjetrën”, tha Shalee për BuzzFeed News. Sipas Shalee, Mallory i kishte ndrydhur ndjenjat e saj të feminitetit për shumë vite.
Pasi doli si transgjinore në mediat sociale dhe për miqtë e ngushtë, ishte ende dikush të cilës duhet ti shpjegonin ndryshimin: vajzës së tyre më të madhe, Layla 6-vjeçe.
Shalee vendosi ta nxjerrë Layla-n për të pirë një milkshake, duke planifikuar që ti shpjegonte lajmin vajzës së saj sa më mirë të mundej. Në gjysmë të rrugës përmes një bisede të sinqertë ajo filloi të regjistronte duke përdorur telefonin e saj:
https://www.youtube.com/watch?v=0zHdfF0YLfQ
“Sapo fillova të flas, reagimi i saj ishte aq i pjekur dhe mbresëlënës”, tha Shalee. “instinktivisht pata një moment prindëror dhe shtypa butonin filmo për të parë nëse mund të kapja një moment të ëmbël për t’ja dërguar gruas time, Mallory.”
“Ne kemi vendosur që ta ndihmojmë Babin të bëhet personi që truri i tij dhe zemra e tij i thonë se me të vërtetë është,” dëgjohet Shalee duke thënë.
“Ajo nuk kishte absolutisht vështirësi të kuptonte se identiteti gjinor i babit të saj nuk kishte fare rëndësi,” tha Shalee për të bijën.
“Ajo që kishte rëndësi ishte që babi e donte atë dhe babi mund të jetojë dhe të ndjehet e lirë dhe e lumtur me veten. Pa dyshim një moment krenar prindëror.”
Shalee është mirënjohëse për faktin se nuk ka marrë ende asnjë koment negativ për videon e saj që kur e postoi. “E di se do të ketë njerëz që e shohin dhe që nuk janë dakord, por kjo video ka shumë më tepër të mira se sa të këqija.”
Shalee shpreson se kjo video do të ndihmojë në luftën e paragjykimeve transgjinore dhe të edukojë të tjerët. “Kjo video është një nga shembujt më të mirë se sa të dhimbsur dhe të dashur natyrshëm janë fëmijët.”
“Kjo video tregon se urrejtja është një tipar që mësohet, dhe në qoftë se ne të rriturit mund të ndryshojmë mënyrën se si flasim për individë që identifikohen si transgjinorë, atëherë kemi një mundësi të luftojmë transfobinë dhe diskriminimin ndaj personave transgjinor me rritjen e një brezi që i duan shokët e tyre pa kushte – pavarësisht veçorive fizike “/A.A.