Së shpejti Finlanda do të lejojë ligjërisht që foshnjet të kenë dy nëna
Foto: Pink News
Parlamenti ka miratuar iniciativën e qytetarëve për të ndryshuar ligjin që do të thotë se dy gra mund të njihen ligjërisht si dy nënat e një foshnjeje që prej momentit të lindjes. Iniciativa u miratua ditën e mërkurë.
Kjo nënkupton se ky lloj dekreti ligjor për Mëmësinë është amenduar në mënyrë që të aplikohet për çiftet brenda gjinisë së njëjtë që bashkëjetojnë dhe në rastet kur njëra prej partnereve i është nënshtruar trajtimit me fertilizim in-vitro. Dhe nëse kjo grua nuk arrin të lindi një fëmijë, atëhere ajo mund të adoptojë një fëmijë dhe të kthehet ligjërisht në prindin e tij.
Iniciativa e qytetarëve u mbështet nga 122 deputetë me 42 vota kundër. Një prej partive politike në Finlandë, Partia Demokrate Kristiane e ka kundërshtuar ndryshimin në ligj në mënyrë unanime. Parashikohet se ndryshimi ligjor do të hyjë në fuqi në pranverën e vitit 2019.
Martesat brenda gjinisë së njëjtë më në fund u miratuan vitet e fundit dhe hynë në fuqi në 1 mars 2017./k.m/
Burimi: Pink News