SHQETESUESE: Deklarata skandaloze e ministrit te Mbrojtes Imami per LGBT!
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka bere sot, gjate nje takimi elektoral ne Elbasan me forumin e gruas se PD, nje deklarate skandaloze ne lidhje me LGBT. Nje korrespondent i Gazetes Shqiptare ka dokumentuar gjithcka. Lajmi do te jete neser, e merkure, 5 qershor ne faqet e kesaj gazete.
Citojme cfare ka thene ministri (siguruar nga burime tona ne kete gazete):
“Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht për gratë është për burrat, dhe duhet të ecim në këtë rrugë”.