Sondazhi i BE-se/ LGBT te nenshtruar ndaj sulmeve e kercenimeve te dhunshme ne 5 vitet e fundit
Në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë është bërë një sondazh mbi diskriminimin e LGBT. Sondazhi është realizuar nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore të Njeriut, kanë marrë pjesë mbi 93 mijë njerëz të vendeve të BE-së si dhe Kroacia e cila është në prag të antarësimit në BE.
Sondazhi tregoi se një pjesë e komunitetit të LGBT-së ishin të nënshtruar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve të dhunshme në 5 vitet e fundit. Më të diskriminuarit për shkak të orientimit seksual ishin ata me të ardhura më të pakta dhe të rinjtë.