Të dalësh hapur sot është më vështirë se kurrë, thotë Queen Latifah
Rreperja dhe aktorja fituese e çmimit Grammy mendon se homofobia është ende e përhapur në industrinë e argëtimit siç ka qenë edhe një gjysmë shekulli më parë.
Kur diskutojmë për rolin e saj në filmin e fundit, të këngëtares legjendare të blues, Bessie Smith – e cila ishte biseksuale – Latifah tha: “Unë mendoj se ajo jetonte ndoshta më hapur atëherë, seç jetojnë njerëzit sot.”
“Ishte një epokë tjetër,” tha ylli për Metro “, por njerëzit nuk ishin aq politikisht korrektë siç janë tani.”
Megjithatë, aktorja nga Chicago mendon se edhe pse njerëzit pretendojnë të jenë më mendjehapur, ata janë ende po aq fanatikë sa ishin pesëdhjetë vjet më parë- ata thjesht kanë mësuar se si ta “fshehin atë” më mirë.
“Ata mund të jenë po aq racistë, seksistë dhe klasistë tani si atëherë, por thjesht tani nuk ta thonë në të njëjtën mënyrë.
“Ata e fshehin në një farë mënyre.”
Duke folur se pse ajo e pranoi rolin e Smith, ajo tha: “Unë kam kaluar të njëjtat gjëra që ka kaluar edhe Bessie.”
“Unë kam jetuar një grimë të vogël të sajën dhe mund të flas nga një vend më i vërtetë.”
Ajo tha gjithashtu se do dëshironte që edhe rreperat e tjerë “të thoshin më shumë” për tema serioze dhe “të shkonin ndesh me parimin që ti mbajnë gjërat interesante.”
“Ka nevojë për pak guxim- njerëzit duhet të jenë mjaft të guximshëm për të përdorur zërat e tyre, jo status quo-ja.”
Më parë ajo ka thënë për filmin: “Idetë e njerëzve në përgjithësi janë të vjetruara, kur është fjala për njerëzit që doni. Ne nuk kemi ecur para aq shpejt sa ndoshta duhet të ecnim. ”
“Realiteti është se ka pasur gjithmonë gej në komunitetin e njerëzve me ngjyrë, kështu që nuk është diçka e re për ne. Dhe jo vetëm si një bashkësi me ngjyrë, por si një shoqëri në total.
“Se me kë zgjidhni të martoheni është me të vërtetë puna juaj dhe kjo nuk është diçka pë rtë cilën duhet të gjykoheni. Mua nuk më duket se një personazh gej apo lezbike është një karakter i keq.
“Çiftet duhet të mbrohen sipas ligjeve të këtij vendi dhe pikë. Kjo gjë në fakt më zemëron. Nuk është e pazakontë kështu që le të sillemi si të rritur dhe të ecim përpara.”/A.A.