Të drejtat e njeriut, Meta: Të respektojmë komunitetin LGBT
Një konferencë rajonale për të drejtat e njeriut dhe respektimin e këtyre të drejtave, ka mbledhur përfaqësues të lartë të disa vendeve.
Fjalën përshëndetëse e ka marrë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka premtuar një përkushtim të plotë për mbështetjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Meta u shpreh se ka akoma punë për të bërë në këtë drejtim. “Jemi në mbrojtje të respektimit dhe bashkëjetesës në harmoni të komunitetit LGBT dhe të grupeve vulnerabël, por nga ana tjetër, duhet të respektojmë edhe të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian”, – theksoi Meta.
I pranishëm në konferencë ka qenë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili ka theksuar rëndësinë e harmonisë komuniteteve të tilla në Shqipëri.
21 nëntor 2014 (gazeta-Shqip.com)